Monday, August 31, 2026
spot_img
HomeLajmeZjarr në Parkun e Lirisë në Gjakovë, flakët përfshinë edhe një lokal

Zjarr në Parkun e Lirisë në Gjakovë, flakët përfshinë edhe një lokal

Një zjarr ka përfshirë sot një pjesë të Parkut të Lirisë në Bulevardin e Gjakovës, ndërsa flakët kanë prekur edhe një pjesë të një objekti/lokali në afërsi.

Sipas njoftimit të Njësisë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Gjakovë, ekipet kanë intervenuar me shpejtësi në vendin e ngjarjes.

Falë reagimit të zjarrfikësve, zjarri është lokalizuar dhe është parandaluar përhapja e mëtejshme e tij.

Ekipet e zjarrfikësve kanë bërë të ditur se vazhdojnë të jenë në gatishmëri për mbrojtjen e jetës, pronës dhe ambientit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT