Nuk raportohet për kolona në asnjërën nga pikat e kalimit kufitar të Kosovës, sipas të dhënave të përditësuara në orën 18:10.
Pritjet për automjete janë kryesisht 3 deri në 5 minuta, ndërsa më e larta është në Jarinjë, ku daljet nga Kosova zgjasin deri në 15 minuta.
Në Merdarë, pritjet në hyrje dhe dalje janë 5 deri në 10 minuta, ndërsa në të gjitha pikat tjera lëvizja po zhvillohet pa vonesa të theksuara.
Edhe për kamionë nuk raportohet për kolona, ndërsa pritjet janë kryesisht 3 deri në 5 minuta.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


