Një banor i rrugës “Ali Pashë Tepelena” në Prizren i është drejtuar Gazetës Sinjali me një shqetësim lidhur me një shtyllë elektrike të rënë në rrugë.
Sipas tij, shtylla ka rënë pranë një restoranti dhe paraqet rrezik për qytetarët, veçanërisht për fëmijët që kalojnë nëpër atë pjesë.
Banori thotë se kanë kontaktuar katër herë me KEK-un për të kërkuar intervenim, por deri tani, sipas tij, nuk ka pasur reagim.
Ai kërkon nga institucionet përgjegjëse që të ndërhyjnë sa më shpejt për të shmangur ndonjë incident.
“Ka rënë banderi. Kemi thirrur KEK-un katër herë, por nuk kanë ardhur. Fëmijët po kalojnë rrugës. Ju kisha lutur të bëni diçka”, ka shkruar banori në ankesën e dërguar në Sinjali.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


