Tuesday, April 21, 2026
spot_img
HomeLajmeZjarr në Kukës: Digjet plotësisht një veturë, dëmtohen edhe dy të tjera

Zjarr në Kukës: Digjet plotësisht një veturë, dëmtohen edhe dy të tjera

Disa automjete janë përfshirë nga flakët mëngjesin e së martës në Kukës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 5 të qytetit.

Sipas policisë, një automjet tip Benz, në pronësi të shtetasit Rr. P., banues në Kukës, është djegur plotësisht.

Ndërkohë, dy automjete të tjera të parkuara pranë tij kanë pësuar dëmtime të pjesshme.

Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 5, ka rënë zjarr në automjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit Rr. P., banues në Kukës. 

Si pasojë është djegur plotësisht ky automjet dhe pjesërisht dy automjete të tjera të parkuara afër tij, shkruan A2CNN.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të djegies së automjeteve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT