Friday, August 21, 2026
spot_img
HomeLajmeZjarr në deponinë e mbeturinave në Stroc të Vushtrrisë – Rrezik që...

Zjarr në deponinë e mbeturinave në Stroc të Vushtrrisë – Rrezik që flakët të përfshijnë të mbjellat (VIDEO)

Një zjarr që përfshiu disa orendi shtëpiake në fshatin Stroc të Vushtrrisë ka shqetësuar banorët e zonës, të cilët kanë kërkuar ndërhyrjen e zjarrfikësve nga frika se flakët mund të përhapeshin dhe të rrezikonin të mbjellat përreth.

Sipas informacioneve të publikuara nga banorët, orenditë janë djegur në një hapësirë që, sipas tyre, është shndërruar në një deponi nga Komuna.
Ata pretendojnë se kjo deponi ndodhet në kundërshtim me rregulloret, pasi është më pak se 100 metra larg shtëpive të banimit dhe objektit të shkollës, njofton Klankosova.tv.

Banorët shprehen të shqetësuar për rrezikun që paraqet djegia e mbeturinave në këtë lokacion, duke theksuar se, përveç rrezikut nga zjarri, tymi dhe afërsia me zonat e banuara përbëjnë një problem serioz për sigurinë dhe shëndetin e tyre.

Deri më tani nuk ka informacione zyrtare mbi shkakun e zjarrit apo nëse janë shkaktuar dëme të tjera materiale/Klankosova.tv.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT