Friday, August 21, 2026
spot_img
HomeLajme138 km/h në zonën e kufizuar në 50, policia e gjobit shoferin...

138 km/h në zonën e kufizuar në 50, policia e gjobit shoferin në Ferizaj

Një 19-vjeçar është ndëshkuar nga Policia e Kosovës pasi është kapur duke vozitur me shpejtësi prej 138 km/h në fshatin Lloshkobare të Ferizajt, në një zonë ku shpejtësia maksimale e lejuar është 50 km/h.

Sipas Policisë, zyrtarët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, gjatë kontrolleve të shtuara në trafik, kanë ndaluar shoferin A.B., i cili drejtonte një automjet VW Golf me ngjyrë të zezë dhe targa vendore.

Shpejtësia prej 138 km/h është regjistruar përmes radarit të veturës së Policisë.

Për këtë shkelje, ndaj shoferit janë shqiptuar 300 euro gjobë, tri pikë negative, si dhe masa mbrojtëse e ndalimit të drejtimit të automjetit për tre muaj.

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se do të vazhdojë kontrollet e rregullta dhe aktivitetet e intensifikuara në trafik, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe zbatimin e dispozitave ligjore.

Policia ka apeluar te qytetarët që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të bashkëpunojnë duke raportuar çdo shkelje apo rrezik në trafikun rrugor.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT