Wednesday, August 26, 2026
spot_img
HomeShowbizZhduket një 68 vjeçar nga Istogu, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për...

Zhduket një 68 vjeçar nga Istogu, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e tij

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Pejë, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Pejës, ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, me qëllim të lokalizimit të një personi të zhdukur.

Personi i zhdukur është: Beqir (Shaqir) Maloku, i lindur më 23 shkurt 1957, nga fshati Staradran, komuna e Istogut.


Policia apelon tek të gjithë qytetarët që, nëse kanë çfarëdo informacioni lidhur me vendndodhjen e tij, të kontaktojnë menjëherë Policinë e Kosovës ose të paraqiten në stacionin më të afërt policor.

Të dhënat kontaktuese janë: Numri emergjent: 192, Linja pa pagesë: 0800 19999, Drejtoria Rajonale Pejë: 039 432 327, Email: [email protected]

“Çdo informacion i ofruar mund të jetë jetik për gjetjen e personit të zhdukur. Policia falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin”, ka njoftuar policia. /Telegrafi/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT