Ka nisur në Gjykatën Themelore në Prishtinë rigjykimi ndaj ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, lidhur me rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.
Në seancën e sotme, Konjufca nuk e ka pranuar fajësinë.
Ndërkaq, Prokuroria ka kërkuar që Konjufca të shpallet përgjegjës për veprimet për të cilat akuzohet.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


