Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeLajmeZgjidhet problemi i qenve endacakë në Pejë? “Vetëm kastrohen dhe kthehen në...

Zgjidhet problemi i qenve endacakë në Pejë? “Vetëm kastrohen dhe kthehen në rrugë” (VIDEO) 

Qentë endacakë kanë qenë një shqetësim i kahmotshëm për qytetarët e Pejës, por së fundmi është ndërmarrë një hap për trajtimin e tyre.

Kompania “Kuqi Farms” dhe Komuna e e Pejës kanë nënshkruar një kontratë me vlerë 258 mijë euro, e cila parashikon trajtimin e mbi 2 mijë qenve, njofton Klankosova.tv.

Sipas kontratës, nuk është paraparë ndërtimi i një strehe për ta, por qentë do të kapen, trajtohen dhe më pas do të lirohen në vendet ku janë marrë, raporton gazetari korrespondent Valdrin Daci, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.

Ky hap vjen pas ankesave të shumta të qytetarëve për numrin e madh të qenve endacakë dhe rreziqet që ata paraqesin për sigurinë publike.

Mbetet për t’u parë nëse kjo qasje do të sjellë rezultate të qëndrueshme.

Ndiqni detajet, në videon e mëposhtme:

The post Zgjidhet problemi i qenve endacakë në Pejë? “Vetëm kastrohen dhe kthehen në rrugë” (VIDEO)  appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT