Të paktën nëntë persona humbën jetën në një rrëshqitje dheu pranë një miniere të paligjshme ari në provincën e Sumatrës Perëndimore, njoftoi sot policia indoneziane.
Rrëshqitja e tokës nisi mbërmjen e shkuar në Sijungjung, në një shkëmb pranë një zone minierash ku disa njerëz po punonin në atë kohë, raportoi Xinhua.
Sipas dëshmitarëve, një pjesë e punëtorëve mbetën të varrosur nën tokë dhe me material të shembur, transmeton Euronews.al.
Aksidentet në miniera janë të zakonshme në Indonezi, veçanërisht gjatë sezonit të shirave , kur rrëshqitjet e dheut janë më të shpeshta për shkak të tokës së paqëndrueshme dhe reshjeve të dendura të shiut.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


