Thursday, May 7, 2026
spot_img
HomeLajmeZgjedhjet e reja, Musliu: Kurti po u hakmerret qytetarëve që nuk ia...

Zgjedhjet e reja, Musliu: Kurti po u hakmerret qytetarëve që nuk ia dhanë 80% (VIDEO)

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu sot në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ka folur lidhur me zgjedhjet e reja që do të mbahen më 7 qershor.

Ajo u shpreh se në këto zgjedhje po shkohet për shkak se sipas saj, kryeministri në detyrë, Albin Kurti po u hakmerret qytetarëve të vendit, që siç u shpreh, nuk ia dhanë 80 për qind të votave.

“Ky nuk e ka problemin me ne si opozitë, se ne ishim opozitë deri para pak ditësh, por ky e ka problemin me qytetarët”.

“Me këto zgjedhje që po shkojnë, Albin Kurti po u hakmerret qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët ia dhanë 51 për qind, po u hakmerret që ia dhanë 80 për qind, sepse ky do të jetë i gjithëpushtetshëm. Nuk i mjafton 50 apo 51 për qind”, u shpreh Musliu./Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT