Tuesday, September 8, 2026
spot_img
HomeLajmeHoti: LDK ka nevojë urgjente për një konventë të madhe, për një...

Hoti: LDK ka nevojë urgjente për një konventë të madhe, për një pajtim të madh për të qartësuar rrugën tonë përpara

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se LDK ka nevojë urgjente për një KONVENTË të madhe, për një PAJTIM të madh për të qartësuar rrugën tonë përpara.

“Në këtë KONVENTË duhet të mblidhen të gjitha strukturat dhe i gjithë potenciali i LDK-së: anëtarët e Kuvendit Qendror të LDK-së, Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, Grupi Parlamentar, Kryetarët e Degëve, Kryesitë e Degëve, Anëtarët e LDK-së në Kuvendet Komunale, Forumi i Gruas dhe Forumi Rinor“, u shpreh Hoti.

Tutje deputeti i kësaj tha se KONVENTA duhet të jetë një BASHKIM i madh dhe një moment i ri për LDK-në. Ajo duhet të përcaktojë ekipin që do ta udhëheqë LDK-në drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme, si dhe mbi të gjitha, KONVENTA duhet të ri-vendosë besimin e brendshëm, që është parakusht për unitet, punë ekipore dhe fitore.

“Unë angazhohem për këtë KONVENTË të PAJTIMIT të madh. Vetëm një LDK e bashkuar mund të fitojë besimin e qytetarëve.

PAJTIM – BASHKIM – BESIM – FITORE”, ka shkruar Hoti në fund.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT