Tuesday, September 8, 2026
spot_img
HomeLajmeLEX | Dëshmitari polic në rastin “Capat–Sekiraqët”: Dëgjova një zë të tmerrshëm...

LEX | Dëshmitari polic në rastin “Capat–Sekiraqët”: Dëgjova një zë të tmerrshëm duke kërkuar “ujë, ujë”, dhe dy persona në tokë të plagosur

Në Departamentin për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë po vazhdon gjykimi ndaj të akuzuarve në rastin e njohur si “Capat–Sekiraqët”, raporton Sinjali drejtpërdrejt nga gjykatorja.

Trupi gjykues përbëhet nga gjyqtarët Fatime Dërmaku, Sulltane Hoti dhe Ertan Sejfulla.

Në seancën e sotme po dëgjohet një dëshmitar, zyrtar policor, i cili deklaroi se natën kritike kishte dëgjuar të shtëna me armë brenda dhe jashtë lokalit.

Ai tha se pas të shtënave e kishte telefonuar Policinë, ndërsa kur kishte dalë jashtë kishte parë dy persona të plagosur.

“Kam dëgjuar një zë të tmerrshëm duke kërkuar: ‘Ujë, ujë’. Jashtë i kam parë dy persona të plagosur”, deklaroi dëshmitari.

I pyetur nëse u kishte ofruar asistencë kolegëve të tij kur kishin mbërritur në vendin e ngjarjes, ai tha se nuk i kujtohej.

Rasti lidhet me përleshjen e armatosur të 1 shtatorit 2024, në lokalin “From” dhe jashtë tij, në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë. Nga shkëmbimi i zjarrit kishte mbetur i vrarë Premtim Gashi dhe ishin plagosur pesë persona.

Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave për vrasje të rëndë, vrasje të rëndë në tentativë, armëmbajtje pa leje dhe manipulim me prova.

LEX – Drejtësia nga Sinjali do ta përcjellë seancën dhe do t’ju mbajë të informuar për vendimin e Gjykatës.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT