Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se Qendra e Votimit 1905, e cila deri tani ka qenë në objektin e SHFMU “Shtjefën Gjeçovi”, është bartur në ish-objektin e gjimnazit “Xhevdet Doda”, në rrugën “Xhevdet Doda” në Prishtinë.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook të “Kryeqyteti Prishtina”.
“Lusim qytetarët që i përkasin kësaj qendre të votimit të informohen me kohë për lokacionin e ri të votimit për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, më 7 qershor 2026. Për më shumë informata, skanoni kodin QR në njoftim ose vizitoni platformën zyrtare të KQZ-së”, thuhet në njoftim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


