Sunday, September 6, 2026
spot_img
HomeLajmeVetura përplas 7-vjeçarin në Ferizaj, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes

Vetura përplas 7-vjeçarin në Ferizaj, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes

Një 7-vjeçar është lënduar të dielën mbrëma në një aksident trafiku në rrugën “Sali Çeku” në Ferizaj.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:27 dhe në të janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor.

Si pasojë e përplasjes, fëmija ka pësuar lëndime trupore. Ai ka marrë tretman mjekësor dhe më pas është liruar.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit nuk është ndalur në vendin e aksidentit, por është larguar nga aty.

Policia ka nisur veprimet për identifikimin dhe gjetjen e automjetit dhe shoferit, ndërsa rasti po hetohet nga njësitet kompetente.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vetura përplas 7-vjeçarin në Ferizaj, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes appeared first on Sinjali.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT