Një person me probleme të shëndetit mendor ka lënduar dy familjarë të tij të dielën mbrëma në fshatin Poterq të Klinës.
Rasti ka ndodhur rreth orës 19:10, ndërsa dy personat e lënduar janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Sipas tij, dy familjarët janë lënduar në forma të ndryshme, ndërsa personi i dyshuar është arrestuar nga njësitet policore.
“Policia është njoftuar për një rast i cili ka ndodhur në fshatin Poterq-Klinë, aty nga një person me probleme të shëndetit mendor, janë lënduar në forma të ndryshme dy persona të familjes së tij”, ka deklaruar Rugova.
Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


