Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të organizojë sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Ngjarja do të mbahet duke filluar nga ora 11:00, në hotelin “Swiss Diamond” në Prishtinë.
Përmes një njoftimi për media, KQZ ka bërë të ditur detajet e organizimit të këtij procesi.
“Ftesë për media | Tërheqja e shortit | E shtunë, ora 11:00, “Swiss Diamond” ju njoftoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike nw fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026. Datë: 16 maj 2026 Ora: 11:00 Vendi: “Swiss Diamond”, Prishtinë.’’, ka njoftuar KQZ-ja.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


