Saturday, September 5, 2026
spot_img
HomeLajmeModriç nuk ndalet: Do të vazhdojë me Kroacinë edhe në moshën 41-vjeçare

Modriç nuk ndalet: Do të vazhdojë me Kroacinë edhe në moshën 41-vjeçare

Luka Modriç do të vazhdojë ta përfaqësojë Kombëtaren e Kroacisë edhe gjatë sezonit të ardhshëm, pavarësisht raportimeve se mund të tërhiqej nga futbolli ndërkombëtar pas Kupës së Botës.

Federata Kroate e Futbollit ka bërë të ditur se mesfushori i Milanit do të përfshihet në listën e trajnerit Slaven Biliç për ndeshjet e periudhës shtator–tetor. Lista e plotë pritet të publikohet të hënën.

Modriç, i cili javën e ardhshme mbush 41 vjeç, ka konfirmuar se do të jetë në dispozicion të Kroacisë gjatë fushatës së ardhshme në Ligën e Kombeve, nëse gjendja fizike ia mundëson aktivizimin.

Më herët ishte raportuar se ai mund t’i jepte fund karrierës, pas eliminimit të Kroacisë nga Portugalia në fazën e 1/16-tës së Kupës së Botës.

Mesfushori është zotuar gjithashtu të vazhdojë me Milanin gjatë sezonit 2026/27.

Me 202 paraqitje për Kroacinë, Modriç renditet ndër futbollistët me më së shumti ndeshje për një kombëtare, duke vazhduar kështu karrierën e tij të jashtëzakonshme edhe pas mbushjes së 41 vjetëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT