Monday, September 28, 2026
spot_img
HomeLajmeZeqiri: Zhegrova dhe Rashica pritet të aktivizohen në pjesën e dytë ndaj...

Zeqiri: Zhegrova dhe Rashica pritet të aktivizohen në pjesën e dytë ndaj Turqisë (VIDEO)

Njohësi i sportit, Arben Zeqiri, ka folur për përballjen e Kosovës ndaj Turqisë, duke dhënë parashikimin e tij për formacionin dhe strategjinë e lojës.

Sipas tij, Milot Rashica dhe Edon Zhegrova nuk pritet të jenë në formacionin startues.

“Mendoj se nuk do të startojnë as Rashica, as Zhegrova. Trajneri do t’i planifikojë për pjesën e dytë, kur rezultati është në pikëpyetje. Ata, me aftësitë individuale, e mposhtin çdo kombëtare”, tha Zeqiri në “Edicionin Special”.

Duke folur për mesfushorin Florent Muslija, Zeqiri e cilësoi atë si “trurin” e ekipit dardan. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT