Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Lulzim Zeneli, tha në “Edicionin Special” në Klan Kosova se vendi po përjeton një periudhë të ndjeshme dhe se është e nevojshme të mobilizohet çdo potencial dhe kontribut individual.
Ai shtoi se secili kontribut do të ketë rëndësi për orientimin e Kosovës drejt rikuperimit të lëshimeve të mëparshme dhe për stabilitetin politik.
Zeneli theksoi gjithashtu se fryma dhe përvoja e LDK-së, si parti që ka udhëhequr procese shtetformuese, janë të domosdoshme për adresimin e çështjeve politike dhe shoqërore me dijeni dhe maturi.
“Kosova për përjeton një periudhe mjaft të ndijshme, dhe në këtë fazë është e nevojshme të mobilizohet tërë potenciali, kontributi i secilit në këtë fazë do të ketë dimension kapital. Unë do ta jap gjithë kontributin që është i nevojshëm që Kosova të orientohet drejt, që krejt këto lëshime që kanë ndodhur të kenë mundësi që të rikuperohen. Kosova ka nevojë për stabilitet politik. Dhe mendoj se LDK do të jetë në gjendje t’i afirmojë.
“LDK frymën që po e adreson është frymë që përkon me një periudhë që ka qenë bartëse e të gjitha proceseve shtetformuese në vend. Dhe ajo periudhë ka pasur për bazë adresimin e çështjeve, politike shoqërore të bazuara në dije, pjekuri dhe maturi”, tha Zeneli.


