Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar pas një prej sulmeve më të mëdha me dronë dhe raketa që nga fillimi i luftës, duke akuzuar heshtjen ndërkombëtare si një faktor që inkurajon agresionin rus, shkruan Gazeta Sinjali.
Në një deklaratë në rrjetet sociale, Zelensky tha se gjatë natës Rusia ka goditur Kievin dhe 11 rajone të tjera të Ukrainës, duke shkaktuar viktima, përfshirë edhe fëmijë. Ai falënderoi ekipet e shpëtimit që kanë ndërhyrë në mbi 30 qytete dhe fshatra për të ndihmuar pas sulmit.
“Heshtja e Amerikës dhe ajo e të tjerëve në botë, vetëm e inkurajojnë Putinin”, theksoi presidenti ukrainas, duke kërkuar më shumë mbështetje ndërkombëtare dhe vendosje të sanksioneve të reja ndaj Rusisë.
“Çdo sulm i tillë terrorist nga Rusia është një arsye e mjaftueshme për sanksione të reja kundër Rusisë”, shtoi ai.
Zelensky bëri thirrje për veprim të menjëhershëm nga aleatët perëndimorë: “Vendosmëria ka rëndësi tani – vendosmëria e Shteteve të Bashkuara, vendosmëria e vendeve evropiane dhe e të gjithë atyre në botë që duan paqen“.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);


