Friday, June 12, 2026
spot_img
HomeLajmeTiranë: Arrestohet 23-vjeçari pas tentativës së grabitjes në bankë me armë lodër

Tiranë: Arrestohet 23-vjeçari pas tentativës së grabitjes në bankë me armë lodër

Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se ka arrestuar një 23-vjeçar, i dyshuar për tentativë grabitjeje në një bankë në zonën e Shkozës në Tiranë.

Sipas njoftimit zyrtar, i riu dyshohet se ka hyrë në ambientet e bankës dhe ka tentuar të marrë para nën kërcënimin e një arme, e cila më pas është konstatuar se ishte lodër.

Policia ka ndërhyrë menjëherë pas njoftimit dhe ka organizuar operacionin për neutralizimin e situatës, duke arrestuar të dyshuarin në kohë të shpejtë.

Gjatë kontrollit në zonë, është sekuestruar edhe sendi i përdorur në ngjarje si provë materiale, ndërsa materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT