Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei, ka deklaruar në një lidhje telefonike live në televizionin shtetëror se raportimet dhe pretendimet për një marrëveshje të mundshme janë spekulative dhe se “asgjë nuk është finalizuar”.
“Irani ende nuk ka arritur një përfundim përfundimtar për një marrëveshje”, tha ai.
Baghaei shtoi se pjesa më e madhe e tekstit të marrëveshjes është “finalizuar”, por sipas tij SHBA-ja po bën “kërkesa të tepruara” dhe po shton “kërkesa të reja”, raporton BBC – transmeton Sinjali.
Ai mohoi se Irani ka pasur ndonjëherë qëllim të “dorëzohet nën presion”, duke theksuar se vendi i tij nuk do të largohet nga “vijat e kuqe”.
Po ashtu, Baghaei tha se Katari po vepron si ndërmjetës mes Iranit dhe SHBA-së, si dhe Pakistanit.
Ai gjithashtu fajësoi SHBA-në për situatën aktuale në ngushticën e Hormuzit, duke thënë se me veprimet e saj e ka bërë atë “më pak të sigurt”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


