Rafael Leao do t’i japë fund aventurës së tij shtatëvjeçare me Milanin dhe do të vazhdojë karrierën në Turqi, te Galatasaray.
Sulmuesi portugez ka marrë vendimin përfundimtar për t’u transferuar te klubi turk, pavarësisht interesimit të Aston Villas në ditët e fundit.
Milani do të përfitojë gjithsej 44 milionë euro nga transferimi, të përbëra nga shuma fikse dhe bonuset, ndërsa klubi italian do të mbajë edhe 20% të një shitjeje të mundshme të ardhshme të lojtarit.
Leao pritet të përfitojë një pagë prej 12 milionë eurosh në sezon, plus bonuse.
Portugezi pritet të udhëtojë drejt Stambollit, ku do t’i kryejë vizitat mjekësore dhe më pas do të firmosë kontratën me Galatasarayn.
Leao e mbyll aventurën me Milanin pas transferimit të tij në vitin 2019. Gjatë shtatë sezoneve me fanellën kuqezi, ai ka regjistruar gjithsej 145 gola dhe asiste, duke fituar një titull kampion të Italisë dhe një Superkupë të Italisë.
Në sezonin 2021-2022, Leao u shpall gjithashtu lojtari më i mirë i kampionatit italian.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


