Presidenca e Republikës së Kosovës ka korrigjuar komunikatën zyrtare për gradimin e tre gjeneralëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), pasi në versionin fillestar të publikuar në uebfaqe kishte mbetur një fjali që lidhej me përdorimin e një chatbot-i të inteligjencës artificiale.
Në fund të komunikatës ishte lënë aksidentalisht fjalia: “Nëse dëshiron, mund ta bëj edhe pak më institucional dhe më të rrjedhshëm, pa ndryshuar përmbajtjen”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


