Thursday, May 14, 2026
spot_img
HomeLajmeZbulohen votat që i morën Xhaka, Zhegrova, trajneri Sokoli dhe ish-futbollistët Mavraj...

Zbulohen votat që i morën Xhaka, Zhegrova, trajneri Sokoli dhe ish-futbollistët Mavraj e SalihuSinjali

Kur janë numëruar mbi 90 për qind të votave të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, tashmë e kemi një pasqyrë rreth besimit që e morën kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

E këtë radhë nuk munguan as profilet e njohura që lidhen me botën e sportit.

Trajneri i futbollit, Bylbyl Sokoli, kandidat nga Lëvizja Vetëvendosje!, i ka marrë 14 mijë e 554 vota, të cilat e afrojnë atë me fitimin e së drejtës për të qenë deputet i ardhshëm i Parlamentit të Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, babai i Granit e Taulant Xhakës, Ragip Xhaka, kandidat i PDK-së, i ka marrë 13 mijë e 221 vota.

Babai i Edon Zhegrovës, Lulzim Zhegrova, ka marrë shumë më pak vota se që pritej.

Kandidati nga radhës e LDK-së i ka marrë më saktësisht 3 mijë e 473 vota, të pamjaftueshme për ta siguruar një ulëse në Parlament

Mërgim Mavraj, ish-kapiten i Kombëtares shqiptare, kandidat i Koalicionit për Familje për deputet në Kuvendin e Kosovës, i ka marrë 1 mijë e 806 vota.

Kurse, Lumbardh Salihu, ish-futbollist, kandidat i LDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës, i ka marrë 5 mijë e 332 vota. 

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT