Monday, June 15, 2026
spot_img
HomeSportYlli shkëlqen në pjesën e parë ndaj Prishtinës në kryeqytet

Ylli shkëlqen në pjesën e parë ndaj Prishtinës në kryeqytet

Golden Eagle Ylli po udhëheq në palestrën “1 Tetori” në kryeqytet, ndaj Prishtinës.

Qekaq u mbyll pjesa e parë!

Suharekasit e nisën në mënyrë fantastike këtë përballje, duke shkuar në një seri 12-0, për ta mbyllur 10 minutëshin fillestar me dhjetë pikë dallim, 10:20, raporton Klankosova.tv

Edhe në çerekun e dytë, “Xhebrailat” treguan se në kryeqendrën e Kosovës kanë ardhur për ta tentuar me çdo kusht fitore.

Skuadrat shkuan në pushimin mes dy pjesëve me rezultat 28:38, pasi fraksioni i dytë u mbyll me shifra të njejta, 18:18.

Kryendeshja e sotme në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll, po trasnmetohet direkt në kanalin Sport 3 të platformës kryesore shqiptare, ArtMotion, me komentim të Agon Fehmiut.

The post Ylli shkëlqen në pjesën e parë ndaj Prishtinës në kryeqytet appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT