Thursday, May 14, 2026
spot_img
HomeShowbizXuxi paralajmëron rikthimin në muzikë, thotë se BIG-u ia ndryshoi jetën (VIDEO)

Xuxi paralajmëron rikthimin në muzikë, thotë se BIG-u ia ndryshoi jetën (VIDEO)

Sikur edhe çdo të diel, Shija e Anës nis me energji pozitive dhe shumë të qeshura.

Në edicionin e sotëm, nga duart e Anës u gatua ushqim goxha i shijshëm.

Shpageta me salcë domatesh të freskët, enkas veç për adhuruesit e ushqimit italian.

Por, gjatë emisionit nuk mungoi as befasia.

Për mysafirin e ftuar, këngëtarin e njohur Naim Bunjakut-Xuxit, Ana i kishte përgatitur Tiramisu, e cila po ashtu është ëmbëlsirë e njohur italiane.

Xuxi, në emision zbuloi disa nga të pathënat nga jeta e tij.

Ai kishte goxha kohë që nuk kishte qenë i pranishëm në emisione televizive, me projekte muzikore, e në Klan Kosova në emisionin “Shija e Anës”, Xuxi zbuloi se ka në plan t’i kthehet muzikës.

Xuxi, ishte pjesëmarrës në edicionin e tretë të “Big Brother VIP Kosova”.

Lidhur me këtë garë, ai tha se ia ka ndryshuar jetën./ Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT