Wednesday, July 15, 2026
spot_img
HomeLajmeWilliam Walker reagon ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe: Është një kriminele...

William Walker reagon ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe: Është një kriminele e sinqertë lufte

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka reaguar pas deklaratave të ministres serbe Snezana Paunovic, të cilat i ka cilësuar si tepër shqetësuese.

Paunovic, sipas raportimeve, ka deklaruar se nëse do të ishte në vend të ish-presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviq, do ta kishte nisur “spastrimin etnik në Kosovë” më herët.

Walker, i cili ishte dëshmitar i drejtpërdrejtë i krimeve të luftës në Kosovë dhe personi që raportoi për Masakrën e Reçakut, tha se deklarata të tilla e kanë tronditur.

“Nëse kjo deklaratë është bërë vërtet, është një prej deklaratave më ekstreme që kam dëgjuar ndër vite”, ka thënë Walker.

Ai theksoi se çdo ide për spastrim etnik përbën një krim lufte dhe se deklarata të tilla, sipas tij, ngrenë pikëpyetje të mëdha për qëndrimet e personit që i shpreh.

Walker shtoi se është i shqetësuar nga fakti që, sipas tij, deklarata të tilla tregojnë se disa mendësi nga e kaluara vazhdojnë të jenë të pranishme.

Reagimi i ish-diplomatit amerikan vjen pas debatit të krijuar në opinionin publik lidhur me deklaratat e ministres serbe dhe qëndrimet e saj ndaj luftës në Kosovë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT