Thursday, July 16, 2026
spot_img
HomeLajme“Pres më shumë nga Shqipëria”, Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për...

“Pres më shumë nga Shqipëria”, Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj Serbisë

Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, ka komentuar deklaratat e ministres serbe, Snezhana Paunoviq, mbi spastrimin etnik të Kosovës.

Në një bisedë për “Euronews Albania”, ai ka kërkuar një reagim më të madh nga Shqipëria.

“Patjetër, duke qenë se Shqipëria është vendi amë i shqiptarëve dhe duke qenë se në vetë Kushtetutën e Shqipërisë është obligim mbrojtja e shqiptarëve dhe interesave të tyre, unë pres më shumë. Do të thotë që unë pres një reagim faktik, aktiv ndaj këtyre kërcënimeve. Për shkak se këto nuk janë deklarata, këto janë edhe kërcënime, të cilat bazohen në të kaluarën, siç e thashë, shumë të dhimbshme tonën, edhe në sjelljen e Serbisë”, tha Sveçla në këtë intervistë.

Ai shtoi se reagimi i Shqipërisë duhet të jetë më konkret dhe më aktiv.

“Kjo ka qenë deputete, ku ka qenë pjesë e Grupit të Miqësisë Serbi–Shqipëri, në të cilin, fatkeqësisht, kanë marrë pjesë shovinistë serbë. Duhet një demaskim i kësaj sjelljeje dyfytyrëshe të Beogradit, sepse nuk ka probleme me Kosovën, por probleme me shqiptarët”, tha ministri në detyrë i Brendshëm.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT