Të dhënat e fundit demografike tregojnë një rritje të numrit të lindjeve dhe një rënie të rasteve të vdekjeve në Kosovë gjatë muajit maj 2026.
Sipas statistikave të publikuara, gjatë këtij muaji janë regjistruar gjithsej 2 mijë e 328 lindje, përfshirë lindjet e regjistruara brenda dhe jashtë Kosovës. Nga ky numër, 1 mijë e 212 kanë qenë lindje të meshkujve, ndërsa 1 mijë e 116 të femrave.
Krahasuar me muajin prill të vitit 2026, numri i lindjeve është rritur për rreth 3 për qind.
Në anën tjetër, gjatë muajit maj janë regjistruar 871 raste të vdekjeve. Prej tyre, 445 kanë qenë meshkuj dhe 426 femra.
Statistikat tregojnë se në krahasim me muajin paraprak, numri i vdekjeve ka shënuar rënie prej rreth 4.9 për qind.
Të dhënat demografike paraqesin ndryshimet mujore në lëvizjet natyrore të popullsisë, duke përfshirë lindjet dhe vdekjet e regjistruara brenda dhe jashtë territorit të Kosovës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


