Thursday, July 16, 2026
spot_img
HomeLajme“Dosja e hapur e Florim Haxhidemës: Rasti për dhunim që Apeli e...

“Dosja e hapur e Florim Haxhidemës: Rasti për dhunim që Apeli e ktheu në rigjykim”

Rasti që tronditi opinionin publik mbrëmjen e 28 qershorit 2026 në Ferizaj, ku mbeti i vrarë 32-vjeçari Florim Haxhidema, ndërsa 24-vjeçarja Arjeta Roshaj po hetohet për vrasje, vazhdon të shoqërohet me pretendime të ndryshme nga palët e përfshira. Në një hulumtim të emisionit MAT në Klan Kosova, janë publikuar dëshmi, deklarata dhe dokumente që hedhin dritë mbi njohjen e tyre, ngjarjet që i paraprinë natës kritike, versionet e familjeve dhe zhvillimet hetimore që po përcillen nga organet e drejtësisë

Sipas të dhënave të Gjykatës Themelore në Ferizaj, Florim Haxhidema ka pasur një rast aktiv gjyqësor në Departamentin për të Mitur. Sipas kronologjisë së këtij rasti, ai ishte akuzuar për veprën penale “bashkëkryerje e dhunimit”.

Në shkallën e parë, Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për të Mitur, e kishte liruar nga akuza.

Megjithatë, pas ankesës, Gjykata e Apelit e kishte kthyer lëndën në rigjykim dhe rivendosje, duke bërë që procedura të vazhdonte me seancën e parë e cila u planifikuar të mbahej me 15 korrik të këtij viti.

Deri në këtë fazë, për këtë rast nuk ka një vendim përfundimtar gjyqësor.

“Florimi doli për 10 minuta dhe nuk u kthye më: Dyshimet e familjes dhe beteja për të vërtetën”

Sipas shkresave të lëndës, të cilat i ka siguruar emisioni MAT, Prokuroria Themelore në Ferizaj – Departamenti për të Mitur, më 16 qershor të vitit 2020, kishte ngritur aktakuzë ndaj B.R. dhe Florim Haxhidemës për veprën penale “Dhunimi në bashkëkryerje”.

Sipas aktakuzës, dy të akuzuarit dyshoheshin se më 9 shkurt të vitit 2020, në fshatin Manastirc të Ferizajt, duke vepruar së bashku, kishin kryer marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e të dëmtuarës A.I., duke përdorur forcë dhe duke pamundësuar rezistencën e saj.

Aktakuza ishte mbështetur në deklaratën e të dëmtuarës, deklaratat e të akuzuarve, dëshmitë e dëshmitarëve, raportet mjeko-ligjore dhe prova të tjera materiale të administruara gjatë hetimeve.

Në këtë proces, B.R kishte mohuar akuzat ndaj tij. Në deklaratën e tij, ai kishte thënë se të dëmtuarën e kishte njohur përmes shoqes së saj L.J. dhe se kishin komunikuar edhe përmes rrjeteve sociale.

“Nuk e dinim kush ishte”: Si nisi historia mes Arjetës dhe Florimit (VIDEO)

Sipas tij, natën kritike kishte dalë së bashku me Florim Haxhidemën dhe të dëmtuarën, ndërsa kishte pretenduar se çdo veprim kishte ndodhur me dëshirën dhe pëlqimin e saj. Ai kishte mohuar kategorikisht përdorimin e forcës apo detyrimit dhe kishte kërkuar të shpallej i pafajshëm.

Edhe Florim Haxhidema, i akuzuar në të njëjtin rast, kishte mohuar akuzat. Ai kishte deklaruar se kishte qenë së bashku me B.R. dhe të dëmtuarën gjatë asaj mbrëmjeje, duke pretenduar se marrëdhënia kishte ndodhur me pëlqimin e saj dhe se nuk kishte përdorur forcë apo kërcënim.

Pas shqyrtimit të rastit, më 12 prill të vitit 2023, Gjykata Themelore në Ferizaj kishte vendosur t’i lironte të dy të akuzuarit nga akuza.

Në arsyetimin e vendimit, gjykata kishte vlerësuar se nuk ishte provuar se të akuzuarit kishin kryer veprën penale të dhunimit në bashkëkryerje.

Sipas këtij vendimi, edhe pse personat e përfshirë kishin deklaruar se kishte pasur marrëdhënie seksuale, gjykata kishte konstatuar se nuk ishte provuar se ajo kishte ndodhur ndërmjet të dëmtuarës dhe të akuzuarve.

Florimi shkoi në banesën e Arjetës: Dy versionet për takimin që përfundoi me një të vrarë

Kundër këtij vendimi kishin paraqitur ankesë Prokuroria Themelore në Ferizaj – Departamenti për të Mitur dhe përfaqësuesi i palës së dëmtuar.

Kështu, lënda kishte kaluar në Gjykatën e Apelit, e cila më 29 maj të këtij viti kishte aprovuar ankesat dhe kishte anuluar vendimin e shkallës së parë.

Me këtë aktvendim, Gjykata e Apelit e kishte kthyer rastin në Gjykatën Themelore në Ferizaj për rigjykim dhe rivendosje, me arsyetimin se kishte shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale dhe vërtetim të gabuar ose jo të plotë të gjendjes faktike.

Seanca e parë e këtij procesi pas kthimit në rigjykim është mbajtur më 15 korrik, në të njëjtën ditë kur po transmetohet ky edicion i emisionit MAT.

Ndiqeni videon për më shumë detaje:

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT