Wednesday, May 13, 2026
spot_img
HomeLajmeVV s’e lëshon RTK-në? Rilind Gërvalla emërohet ushtres detyre i drejtorit të...

VV s’e lëshon RTK-në? Rilind Gërvalla emërohet ushtres detyre i drejtorit të RTK 1, 3 dhe 4

Rilind Gërvalla është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të kanaleve në gjuhën shqipe RTK 1, RTK 3 dhe RTK 4.

Emërimi i tij ka ardhur në mbledhjen e dytë të Bordit të RTK-së dhe ai është propozuar nga ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së mediumit publik, Zana Spahiu.

Propozimi i saj ka marrë nëntë vota të anëtarëve të bordit.

Rilind Gërvalla ka qenë drejtor i RTK1, i cili ishte zgjedhur në këtë detyrë më 31 janar 2023, derisa tash i ka përfunduar mandati i rregullt.

Kurse, në mbledhjen e bordit, Arsim Halili është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të Radio Kosovës.

Ai u propozua në këtë pozitë nga ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së RTK-së, Zana Spahiu.

Halili ka qenë deri më tani drejtori i Radio Kosovës, i cili ishte zgjedhur më 31 mars 2023, por që i kishte përfunduar mandati i rregullt. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT