Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka festuar martesën e vëllait të saj nën ritmet e muzikës tradicionale shqiptare.
Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, artistja shihet duke iu bashkuar valles së bashku me disa vajza të tjera, teksa shijon atmosferën festive.
Për këtë mbrëmje të veçantë, Bebe kishte zgjedhur një fustan elegant në ngjyrë të kaltër të hapur, ndërsa flokët e shkurtër i kishte lënë të lirë.
https://www.instagram.com/reel/Dc7NpD8Ithm/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=loading
Këngëtarja dukej në disponim të mirë, ndërsa me vallëzimin e saj i dha edhe më shumë gjallëri festës familjare.
https://www.instagram.com/reel/Dc7PeYjAXXr/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=loading
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


