Lëvizja Vetëvendosje sonte ka mbajtur tubim në Podujevë.
Këtë tubim nga afër e ka përcjellur gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Bellagoshi e cila tha se qytetarët u mblodhën për të dëgjuar programin e kandidatit të VV-së për kryeministër, Albin Kurti.
Prioritetet e Kurtit për mandatin katërvjeçar nëse i besohet vota, siç ka thënë ai do të jetë çështja e mandatit të digave.
Sipas tij, është shumë e nevojshme që Kosova të ketë më shumë diga për mbledhjen e ujit.
Për më tepër, ndiqni lidhjen e plotë të Qëndresa Bellagoshit:


