Friday, May 29, 2026
spot_img
HomeLajmeVV ankohet pas vendimit të Supremes për tubimin përmbyllës në ‘Skënderbe’: Po krijohet...

VV ankohet pas vendimit të Supremes për tubimin përmbyllës në ‘Skënderbe’: Po krijohet precedent i rrezikshëm

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme, e cila ka refuzuar ankesën e këtij subjekti lidhur me tubimin në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke vlerësuar se ligji nuk po zbatohet njësoj për të gjithë.

Në reagimin e saj, LVV thotë se ka vepruar në përputhje të plotë me ligjin dhe se ka qenë subjekti i parë që ka kërkuar leje nga organi kompetent.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! ka vepruar saktësisht sipas ligjit. Ka kërkuar leje më 8 maj, ditën kur Komisioni Komunal i Zgjedhjeve u konstituua zyrtarisht në Prishtinë. Pra, e para që ka kërkuar leje nga organi kompetent. Por ligji, si duket, nuk vlen njëlloj për të gjithë”, thuhet në reagim.

Sipas LVV-së, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dorëzuar kërkesë për sheshin më 30 prill.

“10 ditë para se të ekzistonte organi që jep leje për tubime, Komisioni Komunal i Zgjedhjeve. Dhe tani kjo kërkesë po trajtohet sikur është leje e fituar”.

Tutje, LVV e ka cilësuar këtë qasje si “të rrezikshme”.

“Mjafton të hedhësh një letër diku, para se institucioni të lindë, dhe ajo letër shndërrohet në të drejtë. E drejta e tubimit, e garantuar me Kushtetutë, mund të merret edhe me një kërkesë të bërë në vakum institucional. Kjo nuk është procedurë. Kjo nuk është zbatim i ligjit. Kjo është shkelje e ligjit dhe manipulim i pastër”.

LVV vlerëson se, nëse ky precedent pranohet, atëherë kushdo mund të dorëzojë kërkesa për tubime zgjedhore për zgjedhje që mund të mbahen pas vitesh, duke ua mohuar të tjerëve të drejtën për tubim me një arsyetim të tillë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT