Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar rezultatet e afatit të dytë të Provimit të Maturës Shtetërore 2026, pas përfundimit të procesit të administrimit, vlerësimit dhe përpunimit të të dhënave.
Sipas të dhënave të ministrisë, në këtë afat provimit iu nënshtruan 4,433 kandidatë, ndërsa 2,444 prej tyre e kanë kaluar me sukses, apo 55.1 për qind e kandidatëve.
Arritshmëria mesatare në test ishte 43.2 pikë.
Sipas lëndëve, rezultatet mesatare ishin:
- Gjuhë amtare: 49.3 pikë
- Gjuhë angleze: 44.1 pikë
- Matematikë: 36.4 pikë
- Lënda zgjedhore: 42.9 pikë
Gjatë procesit të administrimit, 18 kandidatë janë larguar nga provimi për shkak të mosrespektimit të rregullave dhe procedurave të përcaktuara për administrimin e testit.
Ministria e Arsimit ka falënderuar të gjithë personat e angazhuar në organizimin dhe administrimin e provimit për kontributin e tyre në mbarëvajtjen e procesit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


