Vetëm një muaj më parë, Laurenti Krasniqi kishte ndarë me ndjekësit e tij një nga momentet më të veçanta të jetës.
Ai kishte publikuar një video në rrjetet sociale, ku shihej duke i propozuar të dashurës së tij gjatë një fluturimi mbi New York.
Në pamjet e publikuara, Laurenti shihet duke i zgjatur unazën partneres, ndërsa në sfond duket panorama e qytetit.
Momenti i shumëpritur ishte pritur me urime të shumta nga ndjekësit e çiftit.
Sot, pas lajmit të rëndë për vdekjen e Laurentit në një aksident trafiku në Llukar të Prishtinës, këto pamje po marrin një tjetër kuptim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


