Gjykata Themelore në Prizren ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë së Shtetit dhe ka caktuar nga një muaj paraburgim ndaj tre të pandehurve deri më datën 18 shtator, të dyshuar për veprën penale të fajdesë dhe vepra të tjera penale në Prizren.
Paraburgimi është caktuar ndaj F.S., i dyshuar për veprën penale “Fajdeja”, ndërsa B.S. dyshohet për “Fajdeja”, në bashkëkryerje me A.D., si dhe për “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “Rrezikimi i trafikut publik”.
Ndërkaq, A.D. dyshohet për veprën penale “Fajdeja”, në bashkëkryerje me B.S, transmeton Klankosova.tv.
Sipas gjykatës, nga provat e mbledhura deri në këtë fazë të procedurës rezulton dyshimi i bazuar se B.S. dhe A.D., me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, kanë kontraktuar shuma dukshëm joproporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit, duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë financiare dhe personale të personit të dëmtuar.
Rasti është zbuluar më 18 gusht, kur dy të dyshuarit dyshohet se janë hasur në flagrancë duke pranuar para nga i dëmtuari, në emër të kamatës. Sipas përshkrimit të gjykatës, gjatë ikjes nga policia, paratë dyshohet se i ka marrë A.D., i cili më pas ka zbritur nga automjeti në fshatin Vlashnje. Të dyshuarit janë arrestuar disa minuta më vonë nga Policia e Kosovës.
Në rastin e F.S., gjykata thotë se dyshimi lidhet me veprime të kryera që nga një datë e pavërtetuar e vitit 2020 e deri në fillimin e hetimeve dhe në vazhdimësi në Prizren, ku dyshohet se ka kontraktuar shuma joproporcionale të pasurisë, duke shfrytëzuar gjendjen financiare dhe personale të të dëmtuarit.
Ndërkohë, B.S. dyshohet edhe për sulm ndaj një zyrtari policor. Sipas gjykatës, më 18 gusht, gjatë një operacioni policor për arrestimin e të dyshuarve, B.S. nuk është ndalur me automjetin që drejtonte, pavarësisht se kishte vërejtur zyrtarët policorë. Gjatë ikjes, dyshohet se ka goditur një zyrtar policor, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.
I pandehuri B.S., i cili ka qene duke i ikur policisë të përshkruar si më lartë, si rezultat i shpejtësisë së madhe në atë pjese te rrugës në momentin kritik ne dalje te fshatit
Vlashnje, godet një (1) këmbësore, e cila si pasoj e goditjes pëson lëndime të rënda trupore”, thotë gjykata, transmeton Klankosova.tv
Tre të prangosur për fajde në Prizren, publikohen pamjet e aksionit të djeshëm (VIDEO)


