Thursday, July 2, 2026
spot_img
HomeLajmeVrasjet që tronditën Kosovën – pse po shtohen tragjeditë (VIDEO)

Vrasjet që tronditën Kosovën – pse po shtohen tragjeditë (VIDEO)

Vrasjet e fundit në Kosovë kanë shqetësuar opinionin publik vend.

Gazetarja e Klan Kosovës, Altiana Zogaj ka dhënë detaje lidhur me një nga rastet e fundit, ku një 24 vjeçare goditi për vdekje të dashurin e saj në Ferizaj, transmeton klankosova.tv.

“Bëhet fjalë për një ngjarje që ka ndodhur në një ndërtesë në Ferizaj, ku dyshohet se një vajzë që kishte ardhur nga diaspora ishte me të atin e saj në banesë, ndërsa dyshohet se aty është zhvilluar edhe konflikti me të dashurin e saj nga ku edhe e ka goditur të njëjtin me armë”, tha ajo.

Avokatja, Fehmije Gashi tha se vrasja është një nga aktet më mizore.

“Vrasja kur një person e privon nga jeta, këto janë akte mizore”, tha Gashi.

Psikologu, Rron Kastrati tha se impulsiviteti bën që arsyetimi racional të dështojë në veprime të tilla.

“Kur dominon impulsiviteti, dështon arsyetimi racional dhe prodhohen vëlla-vrasjet dhe problemet tjera”, tha ai.

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT