Arblind Pireva, është personi që dyshohet se qëndron pas vrasjes së rëndë që tronditi Prishtinën mbrëmjen e së martës.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se, menjëherë pas pranimit të informatave, njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Menjëherë pas pranimit të informatave nga Policia e Kosovës, në vendin e ngjarjes kanë dalë Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Prokurori Kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda, si dhe njësitet e tjera relevante, të cilët kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se ai dyshohet se e qëlloi për vdekje Agron Hajdarin në rrugën “Rifat Berisha”, ku viktima mori plagë të rënda nga arma e zjarrit në kokë, gjoks dhe shpinë.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


