Wednesday, August 19, 2026
spot_img
HomeLajmeVrasja e Hekuran Morinës më 2015 në Prizren, ngrihet aktakuzë ndaj Ambroz...

Vrasja e Hekuran Morinës më 2015 në Prizren, ngrihet aktakuzë ndaj Ambroz Përlazerit

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Ambroz Përlazeri, për dy vepra penale të sanksionuara me Kodin Penal: “vrasje e rëndë” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Aktakuza thekson se më 7 shtator 2015, në Prizren, i pandehuri Ambroz Përlazeri, “në bashkëkryerje me tashmë të dënuarin B.P (Bernard Përlazeri, shën.red.), të shtyrë nga qëllimi për përfitim pasuror, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim” të Hekuran Morinës, vëllait të rij, Fadil Morinës dhe B.H.

“Si pasojë e të shtënave, H.M ka humbur jetën, F.M ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa B.H ka marrë lëndime të lehta”, njoftoi Prokuroria.

Rasti i është përcjellë për shqyrtim Gjykatës Themelore në Prishtinë, ndërsa i pandehuri ndodhet në masën e paraburgimit.

Për rastin e njëjtë, marsin e vitit 2018, Bernard Përlazeri, i cili akuzohej për vrasjen e Hekuran Morinës, është dënuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit, me dënim unik prej 22 vjetësh burgim efektiv. /Klankosova.tv

Hekuran Morina u vra nga haraçexhinjtë, policia s’i doli ndihmë (VIDEO)

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT