Friday, May 1, 2026
spot_img
HomeLajmeVonesa të deputetëve në Kuvend, Konjufca i zëshëm: Mbledhjet e komisioneve po...

Vonesa të deputetëve në Kuvend, Konjufca i zëshëm: Mbledhjet e komisioneve po e bllokojnë punën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka qenë goxha kritik nga kryetarëve të komisioneve të Kuvendit.

Në seancën e sotme e cila filloi me gati dy orë vonesë, ai kërkoi që më të mos caktohet mbajtja e mbledhjeve të komisioneve në orën kur ka për t’u mbajtur një seancë e parlamentit.

“Kjo që keni bërë është vërtetë jo serioze,  do ta precizoni dhe të disiplinoheni sa i përket përgjegjësisë që e keni edhe mbajtjes së mbledhjeve të komisioneve”.

“Nuk mund të ndërhyni në seanca kur janë të caktuara nga kryesia. Kështu e bllokoni punën e Kuvendit”, ka thënë Konjufca.

Gjatë ditës së sotme do të mbahet edhe një seancë tjetër e Kuvendit e që është plenare. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT