Një tragjedi ndodhi dje në Shkodër ku mbetën të vdekur një nënë 24 vjeçare bashkë me dy fëmijët e saj të moshave 3 dhe 1 vjeç.
Gazetari Martin Marku në “Ora 7” në Klan Kosova tha se familja ishte kthyer për të rinovuar një banesë e cila ishte e pabanueshme.
Bashkëshorti i të ndjerës së bashku me vjehrrin e saj në momentin kritik kishin shkuar në dyqan në afërësi të vendit të ngjarjes.
Marku tha se dyshimet e para janë për shpërthim të një bombole gazi.


