Pas takimit me kryeministrin Edi Rama, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është takuar sot edhe me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.
Në takim, Begaj rikonfirmoi qëndrimin e Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duke theksuar se procesi duhet të bazohet në merita dhe rezultate konkrete.
Ai tha se anëtarësimi në BE mbetet një objektiv strategjik për Shqipërinë.
Begaj vlerësoi gjithashtu progresin e bërë në procesin negociues dhe tha se synimi është që të ruhet ritmi i reformave.
“Ambicia jonë është të ruajmë ritmin dhe të vazhdojmë përparimin drejt mbylljes së të gjithë kapitujve deri në fund të vitit 2027. Ne besojmë se e vetmja rrugë e qëndrueshme është ajo e reformave konkrete”, tha Begaj.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


