Ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ka bërë ankesë ndaj masës “arrest në shtëpi” të vendosur ndaj saj nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Ankesa është dorëzuar këtë të martë nga avokati i saj, Kastriot Selita.
Rasti është regjistruar në Apelin e Gjykatës së Posaçme. Tash pritet shorti për caktimin e gjyqtarëve që do ta shqyrtojnë rastin, si dhe data e seancës.
Të enjten, Gjykata e Posaçme vendosi që Hyseni të qëndrojë në “arrest në shtëpi” dhe e pezulloi nga detyra.
Ajo po hetohet nga Prokuroria e Posaçme për dyshimet për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”.
Rasti lidhet me hetimet që kanë nisur nga dosja ndaj biznesmenit Ergys Agasi.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


