Vllaznia ka marrë derbin ndaj Partizanit me një fitore prej 2:0 sot.
Golin e parë e shënoi rezervisti Ildi Gruda në minutën e 51-të, vetëm pesë minuta pas inkuadrimit.
Kosovari David Domgjoni komplikoi gjërat për mysafirët kur mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 87-të.
Ndërkaq, klubi nga Shkora e siguroi fitoren në minutën 90+2′.
Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 28-të të Superiores në Shqipëri ku Vllaznia zë vendin e dytë me 49 pikë, tri më pak se Egnatia në të parin që po ashtu shënoi fitore të madhe sot ndaj Dinamo Tiranës.
The post Vllaznia fiton klasiken ndaj Partizanit, i rri Egnatias në tri pikë dallim appeared first on Klan Kosova.


