Presidenti rus, Vladimir Putin, ka akuzuar Ukrainën se po pengon qëllimisht negociatat për përfundimin e luftës, e cila tashmë ka hyrë në vitin e pestë.
Duke folur të premten në Komisionin Ushtarak-Industrial të Rusisë, Putin tha se sulmet ukrainase në territoret e kontrolluara nga Rusia po tregojnë, sipas tij, se Kievi nuk është i sinqertë në përpjekjet për negociata.
Ai e akuzoi gjithashtu Ukrainën se po përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjet parlamentare që po mbahen në Rusi, por nuk paraqiti prova për këtë pretendim, raporton Reutes, transmeton Sinjali.
Putin e kritikoi edhe Ukrainën për mosmbajtjen e zgjedhjeve të reja presidenciale pas përfundimit të mandatit të Volodymyr Zelenskyt, duke e cilësuar udhëheqjen në Kiev si “diktaturë”.
Zelensky dhe zyrtarë të tjerë ukrainas kanë thënë se zgjedhjet nuk mund të mbahen përderisa në vend është në fuqi gjendja e jashtëzakonshme, e vendosur pas pushtimit rus në shkurt të vitit 2022.
Ndërkohë, Rusia ka nisur më 18 shtator zgjedhjet parlamentare, të cilat po zhvillohen për tri ditë. Kievi i ka cilësuar ato si “pseudo-zgjedhje”.
Në të njëjtën deklaratë, Putin tha se Rusia do të vazhdojë të mbështetet në të ashtuquajturën “treshe bërthamore” dhe se duhet të përmirësojë sistemet e mbrojtjes kundër raketave.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


