Kandidatja për presidente nga LDK-ja, Vjosa Osmani, ka folur pas vizitës në Kaçanik, vend të cilin e quajti historik e të njohur për qëndresë dhe vendosmëri.
Osmani tha se rruga e tyre vazhdon me punë dhe përkushtim për ardhmëri më të mirë.
“Kaçaniku, i njohur për historinë e tij të qëndresës dhe vendosmërisë, është sot një kujtesë e fuqishme se përparimi vjen vetëm kur qytetarët guximshëm bëhen pjesë e ndryshimeve pozitive në vend”, ka shkruar Osmani në Facebook.
“Rruga jonë vazhdon me punë, dinjitet dhe përkushtim për një të ardhme më të mirë për të gjithë”.


