Në fshatin Kalludër të Vogël në Zubin Potok kanë vazhduar gërmimet për kërkimin e mbetjeve mortore, nën dyshimet për një varrezë masive nga lufta e fundit.
Sipas dyshimeve, bëhet fjalë për mbetjet e 23 intelektualëve mitrovicas, ndërsa procesi po monitorohet edhe nga EULEX-i dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore. Në vendin e ngjarjes ishte edhe kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, i cili tha se identifikimi i mbetjeve mund të marrë kohë dhe kërkoi kujdes në deklarime për shkak të hetimeve.
“Procesi mund të zgjasë, identifikimi kërkon kohë dhe standarde të caktuara”, deklaroi Isufaj.
Në Kalludër të Vogël ishte edhe presidentja në detyrë, Albulena Haxhiu, e cila kërkoi përgjegjësi nga Serbia dhe hapjen e arkivave për zbardhjen e fatit të të zhdukurve.
Kuptoni më shumë nga kronika e mëposhtme:


